Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Për këtë takim Krasniqi njoftoi ndërmjet rrjetit social, facebook.
Ky është postimi i tij i plotë.
“Kisha kënaqësinë të mirëpres në selinë e PDK-së ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Duke i uruar mision të suksesshëm në Kosovë, Ambasadorit Hargreaves i shpreha gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim dhe partneriter të mirëfilltë.
Ndër të tjera, ambasadorin Hargreaves e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj popullit dhe shtetit tonë.
U pajtuam që thellimi i raporteve miqësore mes dy vendeve tona, të jetë qëllimi për të cilin do të punojmë dhe angazhohemi të dy palët. 🇽🇰🇬🇧”