Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Adeim nga e kaluara e tijë nën regjimin e kasapot të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, e dijmë se është një veprimtarë i palodhur i qështjes kombëtare. Një gjë të tillë e ka dëshmuar jo vetëm në sport, por sidomos në sport ku ka qenë ndër donatorët më të mëdhenjë të futbollit, duke e mbajtur gjallë shpresën e rinisë shqiptare për ditë më të mira.

Ai, në një intervistë ndryshe për gazetarin Retin Toka, ka folur me një gjuhë të qartë rrethë ëndrrës se gjithë shqiptarëve për të qenë në një kombëtare të përbashkët, atë të futbollit, e për këtë e ka një lutje po politikën andej e këndej kufirit, që të punojnë që Kosovë e Shqipëri të bëhen bashkë, në mënyrë që edhe Kosova e edhe Shqipëria, për vetëm pak orë, qështje dokumentash, ta kenë  një kombëtare të përbashkët.

 

Ja intervista e z. Ademi për gazetarin, z. Retin Toka.

 

Retin Toka

“Politika të na bashkojë, vetëm disa orë na duhen për një Kombëtare”, këto fjalë kumbuan në veshin, por dhe në mendjen time. Dëshirën e kishte të pastër, të kulluar, ashtu sikurse të gjithë shqiptarët duan. Pasionant, profesionist dhe mjaft i zhdërvjellët. Nuk donte të humbte asnjë minutë.

Prej ditësh i kisha kërkuar një intervistë, por kohën fizike e kishte të limituar. Andaj, një ditë më ra telefoni: “Dëgjo, unë po vozis. A mundemi ta bëjmë tani të flasim?” Dukej që Agim Ademi ishte i përpiktë dhe nuk i pëlqentë t’i zvarriste punët. Nuk kishte përgjigje standarte, përkundrazi. Në një rrëfim enkas për revistën NeësBomb.al, tregoi gjashtë vitet në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe objektivat për të ardhmen.

“Dua që një ditë të thuhet që këto u bënë në kohën e Agim Ademit. Kjo do të jetë lumturia ime më e madhe”, tregoi ndër të tjera kreu i FFK-së që nuk ngurroi të shfaqë edhe krenarinë e kënaqësinë që homologu i tij, Armand Duka, është zëvendës president i UEFA-s. E ndërsa presin që një ditë Shqipëri e Kosovë të jenë një, së bashku kanë një projekt konkret “Kupa Nënë Tereza”.

– Zoti president! Fillimisht më lejoni t’iu falënderoj që pranuat të bëheshit pjesë e revistës Neësbomb përmes intervistës suaj…

Faleminderit ju dhe ndihem i privilegjuar të jem pjesë e agjencisë suaj mediatike në Shqipëri.

– Prej vitit 2018-të jeni në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Si kanë qenë këto vite për ju si drejtuesi i “shtëpisë së futbollit”?

Po, është e vërtetë që nga viti 2018-të jam zgjedhur President i Federatës së Futbollit të Kosovës. Prej asokohe e deri më sot, kanë qenë vërtetë vite sfiduese. Por, kanë qenë dhe pozitive duke qenë se kemi bërë shumë për futbollin. Për mua është dhe kënaqësi për faktin që kam qenë dhe më parë pjesë e Federatës. Kam qenë në pozicione të ndryshme dhe në mandatet e fundit, pothuajse për 20 vite zëvendës-president i Federatës. Kam kaluar gjithë zinxhirin e mundshëm në këtë institucion dhe tashmë jam në krye të tij. Siç e dini kam qenë futbollist e më tej, jam bërë president klubi. Më vonë jam bërë pjesë e Federatës. Pra kam një karrierë të gjatë në të gjitha pozicionet. Unë e kam ndarë me etapa qëndrimin tim në këtë institucion. Tashmë është etapa e zhvillimit dhe ne kemi bërë mundur të bëjmë shumëçka pas pranimit në UEFA dhe në FIFA.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetë të Revistës Neësbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 shkurt dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. 

 

SHPËRNDAJE