Lionel Messi insiston se do të ndihej krenar nëse do të takohej me Presidentin e Amerikës, Barack Obama
Një ditë më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, deklaroi se bija e tij ka kërkuar që të takohet me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.
Me të dëgjuar lajmin, ka reaguar edhe ylli i Barcelonës, i cili ka thënë se kjo gjë e ka befasuar dhe se do të takohej menjëherë me familjen Obama.
“Të them të drejtën, jam befasuar paksa që ai e tha atë. Por, edhe unë do të dëshiroja shumë që ta takojë familjen Obama”, ka thënë Messi.
“Do të isha shumë krenar nëse takoi Obaman dhe vajzën e tij, në përgjithësi familjen e tij. Por, e dimë se kjo nuk është e lehtë, është paksa e komplikuar. Nuk e di se kur do të ndodh një gjë e tillë. Ndoshta ai i bëri këto komente se ishte në Argjentinë, por unë kam mbetur i habitur sikur gjithë të tjerët”, ka shtuar Messi.