Futbollisti i PSG ka folur për herë të parë për kërcënimet pas ndeshjes kundër El Tri

Saúl Canelo Álvarez, e ka kuptuar gabimin e tij dhe ka kërkuar falje dhe tani ishte Lionel Messi që ka folur dhe ai ishte i qartë: asnjëherë nuk e ka mosrespektuar meksikën kurse për komentet dhe polemikat me boksierin meksikan ai nuk ka pse për të ofruar kërkim falje.

Fjalët e para të Messi

Pas fitores së Argjentinës kundër Polonisë ku ata u konfirmuan lider të Grupit C në Botërorin e 2022, Messi është pyetur për atë çfarë ka ndodhur të shtunën në zhveshtoren e Albiceleste, ku ai u akuzua se ka goditur fanellën e Meksikës në dysheme, e cila gjë mërziti Canelon, por futbollisti i dha fund kësaj polemike duke siguruar se ai nuk ka mos respekt për askënd.

“Ishte një keqkuptim. Ata të cilët me njohin mua e dinë që unë i respektojë të gjithë. Ka disa gjëra që ndodhin në zhveshtore pas ndeshjes. Nuk me duhet të kërkoj falje për shkak se nuk i respektoj njerëzit e Meksikës apo fanellën e tyre”, tha Messi.

Canelo ishte i mërzitur dhe ai shkroi në rrjetet sociale që ai ka kërkuar nga “Zoti që mos ta takojë futbollistin e PSG” dhe komenti i tij ka zemëruar disa njerëz, përfshirë shokët e Messit, shokët e skuadrës, bashkëvendasit dhe madje as lojtarët e Meksikës të cilët janë pajtuar me futbollistin e Argjentinës.

Canelo u pendua dhe kërkoi falje

Canelo u desh ta pranojë gabimin e tij dhe tha, në të njëjtin rrjet social, që ai është udhëhequr nga pasioni dhe kjo është arsyeja pse e kritikoi Messi të dielën, por tani është i qetë dhe ai është penduar madje i ofroi kërkim falje Messit dhe Argjentinës.

“Këto ditët e fundit jam rrëmbyer nga pasioni dhe dashuria që kam për vendin tim dhe kam bërë komente të pavend kështu që dëshiroj t’i kërkoj falje Messit dhe njerëzve të Argjentinës. Çdo ditë ne mësojmë diçka të re në këtë kohë dhe ishte radha e ime kësaj here”, ka komentuar boksieri në llogarinë e tij në Twitter.

SHPËRNDAJE