Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj e ka cilësuar si emancipim politik dorëheqjen e Naim Fetahut nga pozita e kryetarit të PDK-së në Podujevë pas rezultatit në zgjedhjet e fundit lokale.
“Dorëheqja e Kryetarit të PDK në Podujevë dhe disa anëtarëve të kësaj partie në këtë komunë pas humbjeve në zgjedhjet e fundit dhe në zgjedhjet paraprake duhet shikuar si emancipim politik dhe llogaridhënie në raport me partinë dhe votuesit e kësaj partie në Podujevë.”, ka shkruar Miftaraj.
Sipas Miftarajt ky shembull duhet të ndiqet nga të gjithë politikanët në nivel qendror dhe atë lokal.
“Nëse nuk i fiton zgjedhjet, duhet me pas kulturë politike dhe me iu hap rrugë të tjerëve në parti që me vizionin apo angazhimin e tyre me ba ndryshime në mënyrë që partia e caktuar të ketë mundësi të fitoj.
Është e pakuptimtë që një lider i partisë politike apo të njëjtit kandidat nëpër komuna të humbin radhas zgjedhjet për 10 vjet e më shumë dhe prapë të mbesin si zgjedhja e parë për zgjedhjet e ardhshme.”, ka shtuar ai.