Sonte të gjitha shikimet shkojnë në “San Siro” për të parë ballafaqimin e dy skuadrave gjigante të futbollit evropian, AC Milan dhe Barcelona, që të dyja së bashku mbajnë mbi supe dhjetë trofe të Champions Leagues, italianët në këtë aspekt prinë, pasi janë shpallur shtatë herë fitues karshi Barcelonës, që ka fituar tri herë. Por katalunasit vlerësohen favorit, pasi në vitet e fundit janë duke dominuar e që aktualisht janë edhe kampion botërorë për klube. Për shkak të kartonëve të verdhë kuqezinjtë për këtë ndeshje nuk do ta kenë në dispozicion mesfushorin holandez, Mark Van Boomel, ndërkaq për shkak të lëndimeve trajneri Massimiliano Alegri nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Patos, Tiago Slivas dhe Abates. Derisa pritet rikthimi i Robinhos, që së bashku me Ibrahimoviçin e Boateng do të jetë kërcënimi kryesor i Barcelonës.
Ndërkaq Pep Guardiola do të detyrohet që kapitenin, Carlos Pyol ta postoi në anën e majtë, pas mungesave të Eric Abidal dhe Adrianos, ndërkaq në qendër të mbrojtjes do të jenë Gerard Pique dhe Havier Mascherano. Mesfusha e tyre pritet të jetë edhe këtë radhë e frytshme pasi përkrah njëri tjetrin janë Busquets, Xavi e Fabregas, por i ndihmuar edhe nga Iniseta që megjithatë në mungesë të Divid Villas do të ketë punë edhe në sulm. Në këtë repart së bashku me të do të jenë edhe Messi dhe kiliani, Sanchez.
Formacionet e mundshme
Milan: Abbiati, Bonera Nestam Mexes Antonini Nocerino Ambrosini Seedorf, Boateng, Ibrahimovic, Robinho.
Barcelona: Valdez, Dani Alvez, Pique, Mascherano, Puyol, Xavi, Busquets, Fabregas, Alexis Sanchez, Messi, Iniseta./bs