Ministreja e punëve të jashtme të Spanjës, Arancha González Laya gjatë ditës së sotme është përfshirë në qështjen e zhvillimit të ndeshjes Spanjë-Kosovë, e cila do të luhet në Sevija më 31 Mars.

Mesa duket, tëittët që qarkulluan dje nëpër rrjete sociale, më shumë kishin për qëllim mbatjen e tensionit tek kosovarët, si dhe profesionalizimin me të cilin do ta përballnin këtë qështje,ku thuhej se Spanja do ta priste në Sevija Kosovën si territor, jo si shtet, rrjedhimisht edhe pa simbole.
Përkundër zërave që u ngriën në opioninon kosovarë, i kontaktuar nga ne, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës foli me një qetësi të quditshme, ai qysh dje na tha se nuk ka vend për shqetësim, pasi që ende nuk kanë marrë dicka zyrtare dhe se këto mund të jenë vetëm “provokime” të llojit të vetë.


E pikërishtë sot, me gjasë pas presionit të FIFA-së dhe UEFA-së të cilat e organizojnë kompeticionin në kuadër të së cilit luhet ndeshja Spanjë-Kosovë, ministreja e jashtme spanjolle Arancha González Laya ka thënë se nuk kanë zgjidhje tjetër pos të e lejojnë Kosovën që ndeshjen ta zhvillojë sipas rregullave të FIFA-së, por kjo nuk ndryshon asgje në aspektin politik, pra nuk e njohim Kosovën si shtet.
Vlenë të theksohet se siq kemi marrë vesh, dje menjëherë është angazhuar kreu i FFK-së duke lidhur kontakte me udhëheqësit e FIFA-së. cka edhe ka dhënë rezultat, duke mundësuar që dardanët në Sevija më 31 mars të udhëtojnë si Republikë e Kosovës.

SHPËRNDAJE