Ministri i Brendshëm i Francës ka mohuar raportet se i dyshuari francez për vrasjen e katër hebrenjve në Tuluz, është arrestuar.
Kanalet televizive të Francës kanë raportuar se i dyshuari është arrestuar 12 orë pasi policia ka rrethuar apartamentin e tij në Tuluz.
Zyrtarët kanë thënë më herët se i dyshuari ka pranuar se ka lidhje me Al Kaidën.
Ai është i dyshuari i vetëm për vrasjen e tre fëmijëve dhe një të rrituri në shkollën hebraike në Tuluz, më 19 mars.
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka arritur në Tuluz dhe pritet t’i drejtohet kombit.