Preshevë, 17 tetor -Siq kemi njoftuar Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Zoran Djordjevic ka vizituar sot papritmas Preshevën, vizitë kjo e paparalajmëruar. Per kete vizite te shefit te mbrojtjes dhe armates serbe ne Preshevë edhe mediat serbe kane shkruar se ishte nje vizite tinëzare (“Ministar odbrane tajno na jugu Srbije“), transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Gjorgjevic vizituar bazën ushtarke “Magjere” të vendosura në malet e kradakut te Preshevës 50 kilometra nga Vranja dhe 5 km nga Kosova
Gjorgjevic ka shtuar se “ushtria serbe është e gatshme për të ndihmuar në zhvillimin e Preshevës në zhvillim dhe tërheqjen e investitorëve për shkak se ajo është shumë e rëndësishme për atë rajon serbë”
Pas Preshevës, ministri serb i Mbrojtjes me gjeneral dhe njerëz të tjerë me uniforma ushtarake për “investime” doli edhe në fsahtin malor në Magjere. Ven flamurin serb në ish bazën e UCPMB. Ai më pas ka vizituar dhomën Memorial në bazën ushtarake “Mađere” të vendosura në malet e kradakut te Preshevës 50 kilometra nga Vranja dhe 5 km nga Kosova, njofton agjencia e lajmeve “Persheva jonë”.
Ministri i Mbrojtjes Zoran Djordjevic ne dhomën përkujtimore e Brigadës 4 në “Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Princit Miloshit të Madh”, tha se” kjo është unike për nga vlera e saj kulturore dhe historike, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në një kontekst më të gjerë.”
Gjeneral Brigade Zoran Lubura dhe gjenerallejtënant Milosav Simovic kane informuar Ministrin e Mbrojtjes ne dhomën e zhvillim përkujtimor “për sakrificat e popullit serb të Vranjës të paraqitura deri në fund të luftës për çlirimin e Serbisë dhe ngjarjet e fundit të luftës.”
Nënkolonel Aleksandar Dedic u informua mbi të gjitha elementet e sigurimit në vijën administrative me Kosovën dhe kontrollin e zonës së sigurisë dhe komandanti i bazës “Magjere” Major Radomir Dundiser, foli për jetën dhe punën e anëtarëve të Brigadës së 1 të Ushtrisë sebe.