Londër, 20 tetor -“Skënderbeg Alternative Investments AG” e drejtuar nga Miranda Ademaj, nje shqiptare nga Kosova ka fituar çmimin e 13-të prestigjioz evropian „Fund of Hedge Funds Awards“ në Sheraton Park Lane të Londrës. Ceremonia e ketij cmimi eshte zhvilluar në Sheraton Park Lane të Londrës. Lajmin e ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” zyrtarët nga kabineti i kompanise “Skënderbeg Alternative Investments AG” me seli në Cyrih.
“Ishte nje përzgjedhje padfyshik me një konkurrenctë madhe dhe se kompanite kandidate, fituesit janë selekisonuar në bazë të kritereve rigoroze, me prioritetet kualitetin dhe kuantitetin nga ane specialistëve dhe akspertëve nderkombëtar..” ka thënë sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër znj. Ademaj e cila gjate kësaj jave ishte e ftuar mysafire speciale edhe në TV shtetëror zviceran DRS.
Miranda Ademaj drjtoreshe e “Skënderbeg Alternative Investimet AG” me slei ne Cyrih te Zvcres qe eshte themeluart para dy vitesh (2013) me seli në Cyrih. Kompania përbëhet nga një ekspertë profesional dhe nje ekip kompakt i specialistëve me përvojë financiare në sektorin “Hedge Funds”.
Dp përkujtuar se Fondi i Miranda Ademajt që quhet “Skënderbeg” operon me 10 milionë dollarë që nga shkurti 2014
Për fondin e kosovares Miranda Ademajt kane shrkuar disa hre edhe mediat zvicerane sipas te cilave Nga janari 2015 do të nisin operimin nën ombrellën e fondit “Skënderbeg” 4 nënfondacione. Asetet do të rriten në ombrellën e fondit “Skënderbeg“ në rreth 100 milionë dollarë. „Fondi Skënderbeg garanton investitorët për një qasje neutrale ndaj tregut të investimeve. Emri i kësaj kompanie lidhet me misionin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke u bazuar në atributet si pavarësi, përkushtim dhe superioritet.”, ka thënë për Miranda Ademaj për “Persheva Jonë”