Pesë hektarë tokë të një sipërfaqeje me kategori të klasës së dytë (II), qytetarët e Rahovicës, në shenjë solidariteti, dhe me deshiren me te madhe do të ndajnë për ndërtimin e Qendrës spitalore te Liqeni artificial – penda e Rahovicës, e cila do të jetë në shërbim të më se 100 mijë banorëve të kësaj pjese të Kosovës Lindore.
Ne, propozojnë që kjo qendër spitalore në këtë pjesë të Kosovës Lindore të ndërtohet në lokacionin e pjesës së sipërme të Liqenit të Rahovicës i cili lokacion është i vetmi vend që më së miri i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme të kësaj qendre,e ne veçanti te Spitalit te mushkerive.
Lokacioni njihet me emrin e hershëm të kësaj treve Dardane të quajtur “MIRASHEC” i cili graviton vetëm 2.5 km nga qendra e fshatit Rahovicë (shih mesin e rrethit të kuq të hartës së vizatuar Nr-10,11,12) nga vijnë drejtimet e pikave të lartëshënuara prej çdo vendbanimi të kësaj pjese të Kosovës Lindore të lashtësisë Dardane që nga vendi i quajtur Guri i Zi në pjesën veriore e deri në fshatin Miratoc, në anën jugore, pastaj nga fsh. Negoc në lindje dhe pikat takohen me fsh. Lezbali në perendim të maleve të Karadakut.
-Historiku i shkurtër i këtij vendbanimi të quajtur Mirashec-
Legjendat thonë se dikur në shekullin XIX, paskan ardhur disa familje boshnjake të ikur nga zullumi në vendet e tyre dhe vendosen në këtë pjesë të sipërme të fshatit Rahovicë ku iu ishin përgjigjur kushtet e mira për jetesë, sepse, pos bukurive të vargmaleve aty kishte ujë mjaft që atyre u kishte ndihmuar për mbajtjen dhe kultivimin e bagëtive.
Thuhet se kryefamiljarët e këtyre familjeve paskan qenë të ashtuquajturit Bici dhe Tasha e që paskan jetuar deri diku rreth vitit 1912-1918 kur ata për shkaqe të panjohura kishin vendosur të iknin për në Turqi. (këtu mund të mirren si shkaqe zullumet e regjimeve të egra të atëhershme), por këtë pjesë të pasurisë së tyre ua paskan shitur banorëve të Rahovicës, siç thonin më herët pleqtë e këtij katundi, me lira të kuqe apo “alltën lira”…
Sipas shikimeve tona, dhe ideve qe i kemi ,gjithnji duke u bazuar ne investimet e biznesmenëve tanë nga diaspora e qe deshironin te ivestojne ne vendelidjen e tyre. Mirasheca e dikurshme ka mundësi të zhvillohet dhe bëhet një vend ideal për banimin e qytetarëve por edhe për krijimin e kushteve shumë të favorshme, ndërtimin e një Qendre spitalore, ku në saje të ajrit të pastër do të kishin mundur të shëroheshin njerëzit me sëmundje të ndryshme, sepse kushtet e mira natyrore këtë e mundësojnë që këtu të gjejnë prehjen e tyre shpirtërore.
Por, Sipas mendimit tonë ne këtë pjesë malore të Rahovicës, ku klima është shumë aktive për rritjen e kultivimin edhe të pemëve e perimeve, ka mundësi të bëhen edhe disa plantacione ku do të kultivoheshin pemët: arrat, mollët, dardhat etj. deri te kultivimi edhe i rrushit. Në këtë vendbanim të hershëm dikur ishte e zhvilluar edhe blegtoria, sepse ka kullosa të mira, burime të shumta uji dhe klimë të butë e të favorshme edhe për kultivimin e bletëve.
Liqeni artificial – Penda e Rahovicës drejtpërdrejt në afërsi të këtij vendbanimi të hershëm, bënë që këtu të zhvillohet edhe turizmi, ku ne parashehim ndërtimin e një hoteli prestigjioz dhe lokale tjera më të vogla për qëndrim të turistëve, sidomos gjatë vapës së madhe të verës por edhe pejsazheve të bukura gjatë dimrit me borë. Kësaj pjese të mbushur me gjelbrim që tani me nismën e ndërtimit të rrugëve dhe asfalltimit të tyre qe po e bejnë Innstitucionet tona Komunale dhe me vendosshmerine e Kryetarit te komunes z.Ragmi Mstafa do t’u mundësohet jeta më aktive për kthimin e banorëve në vendet e tyre të mëhershme të Karadakut por edhe shkurtimi i rrugëve për t’u lishur me pjesët tjera të Kosovës, si me Gjilan, Dardanë, Bujanoc, etj.
(Autori është veprimtar dhe kontribues gati në të gjirtha aktivitetet që janë ndërmarrë në këtë bashkësi lokale)