Fabrika e kërpudhave të cilën kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri e kishte premtuar në fushatë zgjedhore, tashmë është realizuar dhe siç shihet në foto është në fazën prodhuese të saj.
Fabrika e cila quhet ‘Hirano Mushroom’ është e vendosur në tokën private të familjes së Agim Bahtirit, i cili kishte deklaruar se do ta lëshonte tokën për hir të investimeve, transmeton Veriu.info.
Në disa foto të publikuara sot nga Facebook-u i kësaj fabrike, tregohen pamja e jashtme e fabrikës dhe shumë objekteve përcjellëse, të cilat janë të vendosura në 4 hektarë tokë në Gushavc të Mitrovicës.
Madje në njërën nga fotot, shihet menaxheri Valdrin Lluka në shoqërimin e punëtorëve të kësaj fabrike.
Nuk ka të dhëna të tjera për fabrikën, pasi që akoma nuk është bërë përurimi i saj.