Sekretari i Futbollit të Malit të Zi, Momir Gjurgjevac i kontaktuar nga “Presheva Jonë” në lidhje me mjetet prej 4.3 milion eurove, donacion nga UEFA, se si po i menaxhojnë, apo si kanë paraparë që ti menaxhojnë, ai ka thënë se ato mjete janë nga UEFA për federatat, e pastaj secila federatë, varësishtë nga nevoja, mund t’i përdorë.
“Ne i kemi pranuar ato mjete dhe jo, nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga asnjë klub këtu në ligën e Malit të Zi që ato mjete të ndahen, pasi që sic e dim ne, edhe klubet e dijnë se destinimi i atyre mjeteve është për federatën dhe nevojat e futbollit, e jo të klubeve. Ne kemi paraparë që të investojmë në ndërtimin e terreneve për ushtrime, e gjërave të tjera që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të infrastrukturës. Nuk e di nëse është normale që të kërkohet klubet prej federatës që të ndahen ato mjete, por tek ne kjo qështje as nuk diskutohet”, është shprehur Gjurgjevac.