Driton Rexhepi drejtor i Drejtoratit deklaroi se janë përgatitur gjitha veprimet procedural duke filluar nga project dokumentacioni teknik, lejet e nevojshme për kryerjen e punëve nga resoret gjegjësë si dhe projekti I sinjalistikës për korësinë në fjalë.
Bujanoc, 9 mars
Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugës në Muhoc
Në zyrën e Drejtorisë për ndërtim në Bujanoc u firmos kontrata për asfaltimin e rrugës 1.5 km.gjatësi në fshatin Muhoc, rrugë kjo e karakterit regjional. Driton Rexhepi drejtor I Drejtoratit deklaroi se janë përgatitur gjitha veprimet procedural duke filluar nga project dokumentacioni teknik, lejet e nevojshme për kryerjen e punëve nga resoret gjegjësë si dhe projekti I sinjalistikës për korësinë në fjalë. Vlera e përgjithshme e kontraktuar për kryerjen e asfaltimi të rrugës që kalon nëpër fshat është 15.282.834,90 dinar. Punëkryes është zgjedhur firma locale Saba Bellca.
Gjithashtu u firmoswn edhe tetë kontrata për asafltim edhe ate:
-Hyrja nr.1.në Rrugë të Kosovës 2.5 mil.din
– Hyrja nr.2.në Rrugë të Kosovës 2.mil.din.
-Hyrja nr.3/a.në Rrugë të Kosovës 696.200,00 din.
– Hyrja nr.5.në Rrugë të Kosovës 2.mil.din.
– Hyrja nr.5/a.në Rrugë të Kosovës 226.029,00 din.
-Rruga Ramiz Sadiku 2.mil.din.
-Rruga Ramiz Sadiku, rruga qarkore nga Rruga e Kosovës tek varrezat e qytetit si rrugë alternative 3.mil.din*mbushje me zhavor.
-Rruga qarkore tek mulliri në fshatin Tërnoc lidhje me rrugën regjionale 4.mil.din
Punët do fillojnë së realizuari prej datës 12.03.2012, sipas dinamikës së kontraktuar, njofton Shërbimi për informim i Drejtorisë për ndërtim