Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur Mujë Shala për kryetarin në degën e saj në Zvicër.
Në njoftim thuhet se Mujë Shala, është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Gjenevës
“Aktivistet dhe aktivistët e VETËVENDOSJE!-s në Zvicër, përmes votimit të drejtpërdrejtë zgjodhën kryetarin e tyre.
Mujë Shala, është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Gjenevës. Ai është njëri ndër aktivistët më të zellshëm dhe të përkushtuar të Lëvizjes, në diasporën shqiptare.
Lëvizja i uron punë të mbarë z. Shala dhe gjithë qendrës tonë në Zvicër!”, thuhet në njoftimin për media.