Kryeministri Isa Mustafa, thotë se ata që po gjuajnë me molotov mund të gjuajnë edhe me bomba. Thotë se koktej molotovi dërgon konsekuenca të rënda politike karshi partnerëve ndërkombëtarë.
“Në këtë rast mendoj se subjektet politike opozitare duhet të distancohen nga veprime të tilla dhe mos qoftë , qoftë edhe shkarazi gabimisht vlerësime të themi sepse kryeministri po ankohet për shtëpinë e vet kur e kemi çështje kufirin ose territorin që po kalon në Mal të Zi sepse ashtu nuk mund ti zhvillojmë raportet për arsye se askush nuk ka të drejtë me sulmu jo shtëpinë kryeministrit, është shtëpi e familjes sime është në pyetje jeta dhe siguria e anëtrëve të familjes time , kush ka të drejtë të vij dhe të mi djeg anëtarët e familjes për arsye politike , në asnjë vend ajo s’guxon me ndodh, s’guxon me ndodh as në Kosovë. Sulmi i cili ka qenë mbi shtëpinë time, sulm totalisht i papranueshëm, i dënueshëm sepse sot dikush i jep të drejtë vetit me ardhë me gjujtë shishe me benzin, molotov, me ta djegë shtëpinë, nesër thotë po shkoj e po i hudhi bomba ”, ka pohuar ai në emisionin ‘EuroTribuna’ në TribunaChannel.
Sipas tij, sulmet dhe djegia ndaj veturave zyrtare janë veprime anarkiste, duke shtuar se askush nuk ka drejtë të sulmoj askënd.
“Mendoj se askush nuk ka të drejtë të sillet ashtu dhe duhet ta kemi parasysh se çdo njeri duhet të përgjigjet para ligjit për veprime të tilla, mirëpo problemi është i konsekuencave shumë të rënda politike që do ti kemi karshi partnerëve tonë me të cilët ne duhet të punojmë sepse kush është ai që do të besoj dhe të vij të investoj në Kosovë ose të thelloj bashkëpunimin me Kosovën në qoftë se e sheh që kosovarët vet po e djegin vendin e tyre”, ka thënë Mustafa.