Kandidati i PDK-së për deputet, Naim Ismajli, ka thënë se Kosova mund të bëjë më mirë në aspektin e zhvillimit ekonomik.
“Ne kemi parë potencialin që ka Kosova dhe nevojën që ka Kosova pastaj të jetë në një stad tjetër të zhvillimit me gjendjen aktuale është nxjerrë konstatimi që Kosova mundet ma mirë, shumë ma mirë. Një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm, një zhvillim ekonomik që hap perspektivën e vendeve të punës”, tha ai.
“Sa më shumë që ekonomia e Kosovës e qarkullon paranë, ne kemi e kemi maksimalisht rritjen e potencialit dhe shmangien e potencialit dhe shmangien nga pjesa e inflacionit”.