Shoqëria moderne kosovare, dhe më gjerë ajo shqiptare, po kalon nëpër ndryshime të vazhdueshme që prekin çdo fushë të jetës sonë. Një nga aspektet më të dukshme të këtyre ndryshimeve është marrëdhënia e njeriut me familjen dhe shoqërinë, që po bëhet gjithnjë e më e brishtë dhe e papërcaktuar.

Në dekadat e fundit, raportet e njeriut me këto dy institucione të rëndësishme për sigurinë morale kanë ndryshuar ndjeshëm. Ndryshimet që kanë ndodhur në jetën politike, sociale dhe ekonomike nuk mund të mos kenë ndikim edhe në strukturen e familjes kosovare. Kalimi nga një shoqëri tradicionale dhe e mbyllur në një shoqëri kapitaliste, si dhe ndryshimet sociale e ekonomike që ka sjellë ky kalim, kanë krijuar një model të ri familjar, të cilin shpesh e gjejmë të papërcaktueshëm në krahasim me vitet e shkuara.

Në këtë kontekst, Naser Sherifi, kandidati për zgjedhjet e 9 Shkurtit nga Lista për Familjen, thekson se ruajtja e vlerave tradicionale të familjes është më e nevojshme se kurrë. Ai është një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, që jeton mes Prishtinës dhe Vjenës, dhe është i angazhuar për të mbrojtur vlerat që kanë formuar shoqërinë tonë për breza të tërë.

Sipas zotit Sherifi, familja është pika e referencës dhe forca më e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë, dhe ajo duhet të mbetet e fortë përballë ndryshimeve që i sjellin shoqëritë moderne. Ai shpreh angazhimin e tij të palëkundur për të luftuar pa kompromis që të ruajmë dhe të forcojmë vlerat tradicionale të familjes, duke i harmonizuar ato me zhvillimet moderne të shoqërisë, por gjithmonë duke mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe kulturor.

Përmes këtij angazhimi, Lista për Familjen, me kandidatin Naser Sherifi në krye, kërkon të ofrojë një alternativë për një shoqëri që nuk humbet lidhjet me traditën, por që gjithashtu përqafon progresin dhe zhvillimin. Sherifi nënvizon rëndësinë e bashkëjetesës dhe harmoni mes gjeneratave, duke u mundësuar të rinjve të ruajnë vlerat, ndërsa gjithashtu mundësojnë hapësira për zhvillimin dhe lirinë e mendimit.

“Ne do të luftojmë për një familje të fortë, të bazuar në vlera të shëndosha, që janë pasqyra e shoqërisë tonë. Kjo është lufta jonë, pa kompromis!” – shprehet Naser Sherifi në këtë status të tij.

Kjo është një ftesë për të gjithë qytetarët që besojnë në forcën e familjes si shtyllë të shoqërisë të mbështesin angazhimin e Listës për Familjen dhe të jenë pjesë e ndryshimit që garanton një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm.

SHPËRNDAJE