“Zot, ruaje Shqipërinë nga Shqiptarët.” Një shprehje brilante dhe e dhimbshme nga Faik Konica, e cila pasqyron me mjeshtëri dhimbjen dhe shqetësimin për mënyrën se si ne, shqiptarët, shpesh kemi lënë pas dore vlerat, traditat dhe trashëgiminë tonë të vyer. Kjo thënie ka jehuar për dekada si një thirrje për reflektim dhe për të ndaluar hapat që mund të na çojnë drejt humbjes së vetvetes.

Sot, në një epokë të ndryshimeve të shpejta dhe sfidave të reja, ku vlerat tradicionale shpesh veniten në vorbullën e modernizimit dhe ndikimeve të jashtme, kemi më shumë se kurrë nevojë për të ruajtur themelet e shoqërisë sonë. Familja, morali dhe kultura jonë kombëtare janë shtyllat që na kanë mbajtur bashkë brez pas brezi. Këto janë baza nga ku ne mund të ndërtojmë një tër« të ardhme më të mirë.

Zgjedhjet që bëjmë sot janë pasqyra e nesërmes. Secili vendim, secila vepër dhe qëndrim i yni do të jetë një gurë themeli ose një plagë në ndërtesën e madhe të kombit tonë. Duke kuptuar këtë, Listën për Familjen dhe çdo iniciativë që mbron vlerat tradicionale dhe promovon unitetin kombëtar, duhet ta shohim si një mundësi për të ruajtur dhe avancuar trashëgiminë tonë.

Naser Sherifi, kandidat i Listës për Familjen, në një postim të fundit në rrjetet sociale, ka ndarë këtë mesazh të fuqishëm: “Për të ruajtur Shqipërinë dhe vlerat tona tradicionale, ju ftoj të mbështesni Listën për Familjen.”

Sherifi thekson domosdoshmërinë për të mbrojtur familjen dhe vlerat tradicionale si një aspekt jetësor për ruajtjen e identitetit kombëtar. Duke u angazhuar për të promovuar këto vlera, ai i bën thirrje qytetarëve të bashkohen në përkrahje të Listës për Familjen dhe Koalicionit për Familjen, duke theksuar se ky është momenti i duhur për të vepruar.

“Bashkë për familjen, bashkë për Shqipërinë!” – ky është slogani që pasqyron qartë vizionin dhe përkushtimin e këtij koalicioni për të ardhmen e vendit.

Zgjedhjet janë afër dhe janë momenti kur shqiptarët mund të tregojnë forcën e tyre duke mbështetur ata që punojnë për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat kombëtare. Me një votë për Listën për Familjen, ne mund të sigurojmë që themelet e kombit tonë të jenë të forta dhe të qëndrueshme.

#58 #ListaPërFamiljen #KoalicioniPërFamiljen #Familja #AKR #TashÈshtËKoha

SHPËRNDAJE