Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila kohëve të fundit është marrë më shumë me emisione televizive, ka lajmëruar se sonte nuk do të transmetohet show i saj më i ri, “Show i së premtes me Adelina Ismailin”

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi që e ka bërë në rrjetin social, Facebook.

“Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim show i së premtes sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim”, ka shkruar Adelina në profilin e saj zyrtar në Facebook.
Kujtojmë se Adelina që më shumë se tri vite tashmë ka filluar me prodhimin e emisioneve televizive.

I fundit ishte emisioni televiziv “Show i së premtes me Adelina Ismaili” që transmetohej në RTK.

SHPËRNDAJE