lamtttLamtumirë Babë i dashur. Mirupafshim n’ahiret. Allahau n’Xhehnet. Falemnderit qe na rrite, na shkollove dhe na i mësove shkronjat shqipe dhe Kuranin !

Gjilan, 9 mars – Ka ndërruar jetë hoxhë Rifat Jashari, personaliteti që luajti rol në emancipimin e femrës shqiptare, duke nxitur shkollimin e saj atëherë kur shoqëria kosovare kishte nevojë për këso angazhimesh, njofton agjencia  elajemeve “Presheva jonë” e cila dite me apre solli nje sjkrim te gjate  per veprat e humanitare dhe angazhimine tij ne arsimimin eghenrfatev te reja ne mesimin e shkronjave shqipe dhe Kuranit.

Ai vdiq në moshën rreth njëqind vjeçare në vendin ku u lind dhe shërbeu si imam shumë dekada, në Zhegër.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Jashari, pas vdekjes së hoxhës së njohur të Zhegrës, Rifat Jashari.

Kryetari i komunes se Gjilanit Lutfi Haziri ka ngushelluar familjen Jashari me rastin e largimit nga kjo bote te Hoxhe Rifat Jasharit. “Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e largimit nga kjo botë të hoxhës dhe atdhetarit të njohur të Gjilanit, Rifat Jashari.

Ai gjatë tërë jetës së tij punoi për Fe e Atdhe dhe do të mbahet në mend si njeriu që e nxiti shkollimin e femrave në një kohë të pakohë”, rikujton në telegramin e tij ngushëllues, Lutfi Haziri.

Varrimi i Rifat Jasharit do të bëhet sot në varrezat e Zhegrës në orën 15.

 

Redaksia e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” ngushllon Mustafe Jasharin (birin e tij ne Gjenevë) dhe mbare familjen e farefisin Jashari ne Zhegër, Gjilan, Kosovë, Zvicer… 

20160309113021156646

SHPËRNDAJE