I ashtu quajturi “drejtori i Zyrës për Kosovë”, Petar Petkoviq, në 25 vjetorin e kapitullimit të Serbisë[ish-Jugosllavisë] pas bombardimit të saj nga NATO është ankuar në bashkësinë ndërkombtare.
Ai ka thënë se shumë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare shkelin hapur të drejtën publike ndërkombëtare dhe postulatet që përmban Rezoluta 1244.
Petkoviç ka thënë se ata[ndërkombtarët] po e bëjnë një veprim të tillë “duke ndihmuar dhe armatosur hapur të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës, madje edhe pse të vetmet formacione të armatosura në territorin e Kosovës dhe Metohisë mund të jenë njësitë e KFOR-it”, ka thënë ai përcjell Danas.
Tutje ai në një deklaratë me shkrim ka thënë se çerek shekulli pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ajo[rezoluta] është mbetet dokumenti ombrellë, ligjërisht obligative për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë, por edhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.
“Përkundër të gjitha përpjekjeve të Prishtinës dhe (kryeministrit të Kosovës) Albin Kurtit që duke shkelur çdo ditë të drejtën ndërkombëtare, ai minimizon rëndësinë e kësaj marrëveshjeje”,ka thënë ai.
Petkoviq ka vazhduar avazin e vjetër serb të propagandës duke thënë se “Në ditët, muajt dhe javët në vazhdim, serbët në Kosovë dhe Metohi dhe familjet që kanë mbetur pa të dashurit e tyre do të shënojnë çerek shekullin e krimeve të pandëshkuara që kanë ndodhur që nga ardhja e forcave ndërkombëtare, dhe kjo është një njollë në fytyrën e të gjithë atyre që duhet të garantojnë paqen”.
Sipas tij, për shkak të politikës “të dhunshme dhe luftarake” të Albin Kurtit, paqja e fituar me vështirësi në Kosovë sot është në një sfidë më e madhe se kurrë më parë.
“Durimi i popullit serb në këto zona është e vetmja pengesë kundër ëndrrave të tyre për të nxitur konflikte dhe ide të reja për një Kosovë të demoralizuar etnikisht”, ka propaganduar më tej Petkoviq.
Petkoviq këto deklarime i ka dhënë derisa në Kosovë shënohet fitorja e lirisë së bashku me aleatët perëndimorë të cilët bombarduan caqet serbo-jugosllave për 78 ditë më radhë për të ndaluar spastrimin etnik ndaj shqiptarëve të regjimit të Millosheviqit.