Në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve priten ndryshime masive.
Ndryshime do të ketë në orarin e ndeshjeve, teksa Anglia, Italia, Spanja dhe Gjermania do të kualifikohen në fazën e grupeve direkt me nga 4 skuadra.
Ndeshjet do të luhen në dy periudha kohore – katër ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 19:00 dhe katër të tjera me fillim nga ora 21:00.
Pra, 26 skuadra do të fillojnë këtë kompeticion nga faza e grupeve, ndërsa 8 skuadrat e tjera do të kualifikohen në këtë fazë pas ndeshjeve kualifikuese. /Sportali.net