Shtatorja e humanistes shqiptare Nëna Terezë është inauguruar sot në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në inaugurim ka marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, senatori i New Yorkut si dhe bashkatdhetarë shqiptarë që jetojnë në SHBA.
Inaugurimi i shtatores është bërë në vazhdën e nderimeve që i bëhen Gonxhe Bojaxhiut anekënd botës.
Humanistja shqiptare është shenjtëruar më 4 shtator në Vatikan nga Papa Francesku.
Shenjtërimi i saj u bë në 19 vjetorin e vdekjes.