Në tribunë do të shqyrtohen dhe trajtohen aspekte të dasmës shqiptare në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Vitisë, Bujanocit, Medvegjës, Preshevës dhe gjetiu.
NJOFTIM
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë organizon Tribunë Shkencore, me temë : “DASMA SHQIPTARE NË PRESHEVË DHE RRETHINË, DIKUR DHE SOT”. Në tribunë do të shqyrtohen dhe trajtohen aspekte të dasmës shqiptare në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Vitisë, Bujanocit, Medvegjës, Preshevës dhe gjetiu.
Tezat e temës :
1.Dasma shqiptare sipas ndarjes rajonale/Shkup, Kumanovë, Gjilan, Viti, Bujanoc, Medvegjë, Preshevë dhe më gjërë/
2.Histori e dasmës shqiptare
3.Lirika dhe epika e dasmës shqiptare
4.Muzika, Kënga dhe Vallja në dasmën shqiptare, dikur dhe sot
6.Organizimi i Festivalit Folklorik i Dasmës Shqiptare në Preshevë dhe rrethinë
7.Gjurmimi, evidentimi dhe regjistrimi i dasmës shqiptare në Preshevë dhe rrethinë
8.Dasma shqiptare në mes të tradicionales dhe modernes
9.Vallet dhe këngët e burrave, të grave dhe të përziera në dasmën shqiptare
Kumtesa duhet të jete 4 faqe /për lexim 8-10 minuta/, ndërsa për botim 12-15 faqe, në rradhorin 12. Tribuna Shkencore do të organizohet dy/2/ ditë, më 23 dhe 24 dhjetor të vitit 2011. Të interesuarit kumtesat e tyre mund ta prezentojnë deri më 10 dhjetor 2011.
Për programin e Tribunës dhe informacione të tjera do të jemi në kontakt. Paraqitja e kumtesave elektronike bëhet në adresë : [email protected] [email protected]
Ose në adresën :
Shoqata për Trashëgimi dhe
Krijimtari Kulturore -SHTKK
Rr.Mara Llonça
r
bb/Biblioteka/
Preshevë – 17523