Kryeministri i Kosovës edhe një herë ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve rreth Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në një përurim në QKUK, Kurti ka vendosur ta injorojë pyetjen e drejtuar nga mediat rreth ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistimin e tij, si dhe kërkesën e tij për t’u marrë në pyetje në zyrë.

“Në Dragash e në Malishevë duhet me shku…”, ishte përgjigjja e shkurtër e tij kur dëgjoi pyetjen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori thirrjen për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetorit, për t’u paraqitur pranë këtij institucioni para gjashtë ditësh

Ai nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se prokurorët e rastit janë njoftuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti s’mund të ishte i pranishëm për intervistim pranë Prokurorisë Speciale, për shkak të agjendës së tij jashtë vendit.

Kurti, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervistohet për skandalin me rezervat shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar”.

SHPËRNDAJE