Pikëkalimet kufitare kanë nisur të ngarkohen me ardhjen e mërgimtarëve në prag të festave të fundvitit.

Mëngjesin e së shtunës, 21 dhjetor, në Merdar raportohet për prite njëorëshe për të hyrë në Kosovë.

Te Dheu i Bardhë për të hyrë deri në gjysmë ore pritje dhe kolona 300 metra. Ndërsa, në pikëkalimet e tjera kufitare nuk paraqitet ngarkesë.

Veçanërisht gjatë sezonit të verës dhe në dimër, me afrimin e festave, këto pikëkalime janë më të dendurat dhe pritjet zgjasin me orë.

SHPËRNDAJE