Preshevë, 7 prill –Derisa viteve të fundit ne Luginën e Preshevës po zbrazen shkollat me reduktimin e klasave nga nxënësit shqiptare, emigrantet nga Afganistani kane fatin që në Presheve tash e tuje te kenë klasat, nergut për ta, te cilët lajm i gëzohet edhe agjencia e lajmeve “Presheva jonë” sepse e drejte e secilit fëmije, popull është te shkollohet, pa varësisht origjinën fenë apo racën.
Por te diskriminosh dikë, te reduktosh klasat, ne këtë rast ato shqipe në Preshevë dhe te hapesh klase për ata nga Afganistani s`ka ndryshe kjo si te kuptohet, veç si te mbulosh diskriminimin e njërit me një “gjest” me të tjerët i cili behet me shumë disa për sy e faqe para opinionit ndërkombëtar nga te cilet ditëve te fundit Serbisë mori mbi 50 milion euro?!, ka shkruar ne vazhdim agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Beogradi nuk i donë emigrantët, te cilët dite te fundit edhe 300 tjerë nga Serbia i transferon nga Subotica (569 km) për mbledh drejt Preshevës, duke kaluar mbi qytetet serbe Beogradin, Kragujevcin, Nishin e Vranjen?!
Mësohet se Qendra e Pritjes në Preshevë për fëmijët emigrantë kryesisht nga Afganistani, Iraku etj.. të moshës 7 deri në 15 vjet, ka organizuar hapjen e disa klasave të llojit joformal mësimdhënies.
Atyre mandej ju është gjetur edhe kuadri, mësuesi.
Një mësuese 30 vjeçare, me përvojë në vendlindjen e saj në Afganistan, Farida Barezgaj, është duke i mësuar ata ne gjuhen tyre.
Ata janë të interesuar në materiale, të fokusuar, të gatshëm për të mësuar.
Këshilltari në Ministrinë e Punës dhe Punësimit Milenko Nikic thotë se “Ne kemi raste në fëmijët e moshës 10-11 vjeç nuk kanë vijuar shkollën.
Ne duam të ndihmu0ar ata të kthehen në jetën normale”
“Jam i lumtur që kam një shkollë, si shumica e klasave, sepse unë dua të jetë një inxhinier..” thotë nxënësi Bilal Nasrat nga Afganistani.
Kurse psikologu serb Aleksandar Stankovic ju ka dorëzuar një libër të gjeografisë ku aty fëmijët e huaj kane rastin te “mësojnë drejte” historinë dhe gjeografinë e Serbisë deri ne “Kosovo di Metohia”, pavarësisht se këta fëmije nuk e kuptojnë termin propagande, sepse mosha e tyre ja beson edhe sikur ne këto libra te gjeografisë serbe te shkruhej se kryeqyteti i Shqipërisë është Beogradi?!
Mosnjohja e diplomave, mungesa e teksteve shkollor dhe mësuesve ka bërë qe sot qe për çdo vit nga qindra klasë ne gjuhen shqipe te zbrazen ne shkollat luginës së Preshevës.
Kështu në Preshevë, nga një vit shkollor në tjetrin “shuhen” klasa paralele me shqiptarë.
Sipas agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” ne këtë vit në bankat e shkollave në Luginë do të ulen 2 mijë nxënës më pak shqiptar nga të gjitha nivelet deri në shkollë të mesme ose 10 mijë nxënës më pak se para 10 vitesh?!