Preshevë, 5 gusht -Në kryeqytetione kreahine se Luginës, në Preshevë u mbajtë me sukses Festivali tash tradicional kombëtar i Shoqërive Kulturoro-Artistike “Presheva 2017” ngas estradat muzikore nga Tirana, Shkupi, Prishtina, Gjirokastra, Kaçaniku dhe Presheva, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Nëpër rrugët kryesore të qytetit defiluan grupet e vallëtarëve dhe instrumentistëve pjesëmarrëse në këtë Festival, duke i dhënë një pamje kombëtare dhe joshese qytetit.
Festival edhe pse kombëtar me cifteli e valle qe i zbehur pa flamur Kosove e Shipnie ?!
Më pas përfaqësuesit e grupeve muizkore pjesëmarrëse të këtij Festivali të shoqëruar nga drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” z.Gani Veseli u pritën me duartokitje frenetike nga qytetaret e Presheves ne Sheshin e Lirise ne qender, para komune.
Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, Gani Veseli e shpalli të hapur festivalin duke vlerësuar lartë gatishmërinë e pushtetit lokal për bashkëpunim në organizimin e kësaj ngjarje.
Festival kombëtar me cifteli e valle por pas flamur Kosove e shipnie ?! ishte kjo gje e cila ra ne sy dhe shemtoi kete aktivitet duke zbehur festivalin ne fjalë. Por mysafiret nga Tiarana e Prishtina fajin ja hedhin pushtetit lokal ne Preshevë te cileve ju paska thëne se s’ka nevoje se del si “provokacija” ?!