Për shkak të hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, kësaj radhe është e pamundur të krijojmë hapësirë për mediat në përcjelljen e kuvendit.
Megjithatë, Kuvendi do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Motion si dhe në rrjetet sociale të FFK-së, prandaj e gjithë ecuria e Kuvendit do të mund të ndiqet drejtpërdrejt.
Pas përfundimit të Kuvendit, presidenti Ademi njëherësh kandidati i vetëm në zgjedhjet e 6 prillit, do të jetë në dispozicion të mediave për t’u prononcuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve.