Sikur në gjitha shkollat e Republikës së Kosovës dhe në Luginën e Preshvës nga sot më 20 shkurt 2012 pas nje pushimi dyjavor në gjitha shkollat fillore dhe të mesme do të rifillon lufta e lënë në gjysmë, për dituri të reja.
Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, 20 shkurt
Siq kanë njoftuar organet kompetente nga shkollat fillore dhe të mesme në Luginëns së Preshvës agjencinë informative « Presheva Jonë » pas pushimit të stërgjatur sot bankat dhe klasat sërish do të mbushenme 6000 nxënës, ku pjesa dërmuse gravitojnë mësimet në Gjimanzin “Skenderebu” (me 1001 nxënës) dhe në shkollën fillore “15 nëntori “ në Preshevë. Ndërsa në Bujanoc po ashtu sot kanë rihapur dyert e gjitha shkollave të mesme dhe fillore për 7.240 nxënës (1428 në shkollat e mesme “Sezai Surroi”) dhe mbi 1100 në shkollën filore “Milaim Kadriu”. Gjendja është më shqetësuese madje edhe tejet alarmante në shkollat shqipe në Medvegjë, ku siq kemi theksuar nga 700 nxënës sa kishte dikur kjo komunë shqiptare, sot aty janë vetem rreth 200 sish ?!