Preshevë, 8 mars -Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nashani, i cili qëndroi për vizitë njeditor në Luginë të Preshevës, dje  para se ta leshoje Preshvën ai ka mbajtur nje konference te perbashket me kryetarin e  Bujanocit Shaip Kamberin me kryetarin e KKSH-së Jonuz Musliun,  ka deklaruar se “Shqipëria nuk do të ndërhyj e as nuk do të flasë në emër të institucioneve të Kosovës por do të mbështesin si shumë të rëndësishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

Sipas presidentit Nishani, “bisedimet qe i pata  me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginene Preshevës, asesi nuk janë provokuese dhe në to nuk ka asgjë të keqe…”

Sipas kreut te shteti shqiptar z.Nishani “autoritetet shtetërore shqiptare nuk janë të përfshira në ndonjë angazhimet apo vendimet e vendeve të tjera. Popullsia shqiptare ka përfaqësuesit e saj poltik të zgjedhur në Bujanoc dhe Preshevë, dhe çdo gjë mund të marrin vendime vere, ne mënyre te pavarur dhe Shqipëria do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me vednet fqinje”

“Marrëveshjet e arritura janë shumë të rëndësishme dhe duhet të realizohen në tërësi. Shqipëria nuk ka asnjë ndjesi apo tendencë paternaliteti ndaj askujt dhe është e obliguar me kushtetutën e saj të ndjekë të drejtat dhe liritë e shqiptarëve kudo që jetojnë. Ne kemi një realitet të ri në Ballkan dhe duhet të punojmë të gjithë për stabilitetin dhe konsolidimin e këtij realiteti që kemi në Ballkan”, ka thënë Presidenti Bujar Nishani para gazetarëve me të përfunduar takimet në komunën e Bujanocit.

 

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit si nikoqir i presidnetit shiptart ka deklaruar se “ishte vaiziteë  frytshme e kreut të Shqipërise në Luginë ned favor te opaqes dhe satbilietetit dhe basshkepuimit reciprok.  Kemi pergatitur projekte për Qeverinë e Shqipërisë konkrete për të cilat janë në pritje të realizimit..”

Ndersa, Kryetari i Këshillit Nacional dhe Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu ka thënë se vizita e presidentit shqiptar Bujar Nishani në Luginë është historike dhe vizte e shkullit të sqhiptarëve

“Ky regjion është më i varfëri në Evropë, ndërsa Serbia nuk është e interesuar që të investoj në Luginën e Preshevës. Ajo që kërkojnë shqiptarët që jetojnë këtu është që të trajtohen barabartë. Nuk mund të ketë Evropa dy qasje: një për shqiptarët dhe tjetër për serbët në Kosovë. Kjo është në interes të shqiptarëve por edhe interes i Evropës, Pa reciprotiote nuk ka paqë ne rajon, per cka fajtor mund te jete Beogradi dhe Brukseli per cod detabilitet ne rajon” ka thënë Musliu.

Musliu ne fund i pyetur nga agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” ne ketë konfrence te përbashket mes presidentit Nishani dhe z.Kamberi, “ka theksuar se “nga Nishani si nje president i nje vendi, tashme me ndikim,   anetare e NATO-s si nje faktor kyq i paqes dhe stabilitetit ne rajon, qe në bashkepunim nderkombëtarët, kerkuam  ushtrojne presion ne Serbi për të njohur diplomat e studentëve ku Beogradi dhe Prishtina qe 5-6 vjet luajne pingpong politik ne Bruksel me shqiptaret e Luginës duke avancuar statusin e serbëve në Kosovë..”

SHPËRNDAJE