Bruskel, 24 shkrut -Me ftesë të vëllezërve tanë në Diasporë, nje dfelgacion nga Preshve i prire nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame ne Luginë , prof. Sevdail ef Jakupi me bashkëpunëtorë më 17,18 dhe 19 shkurt qëdnroi për nje vizitë triditëshe në Burksel dhe mjedise tjera të Belgjikës ku veprojnë mërgimtaret tanë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Vizitat ishin të fokusura kryesisht në Xhamitë,me Imamët, xhematin si dhe klubet dhe shoqatat shqiptare që funskionojnë në Diasporë. Me gjithë kundërshtimin e disa të dashuruarve pas Sanxhakut,u paraqit përfundimisht përkrahja e parezervë e Diasporës tonë në Belgjikë për mbështetjen e plotë të KBI-së në Preshevë dhe mbajtjen e mëtutjeshme të lidhejve tona me Bashkësinë islame të Kosovës.
Vizita e parë filloi në “Xhaminë e Besimit” në Bruksel me Imamin e Xhamisë Nuhi ef Shaqiri i cili bëri një pritje vëllazërore për vet faktin se përherë të parë pas 25 vite si Imam i kësaj Xhamie, Kryetari i KBI-së në Preshevë i bënë vizitë kësaj Xhamie dhe xhematit të saj.
Delegacioni ngas Presheva në Bruksel, afer BE-së festuan pamvaresin e Kosovës dhe u lutën për shqiptaret, per dite me te mira!
Pas takimit me Imamin e Xhamisë,Kryetari i Kbi-së mbajti ligjëratën e tij para namazit të Xhumasë pranë Xhematit të kësaj xhamie. Përveç tjerash Kryetari i Kbi-së,i falenderoi organizatorët,Imamin si dhe Xhematin për pritjen madhështore që i bënë.Hutben e Xhumasë e mbajti bashkëpuntori i tij i cili i krahas hutbes i falenderoi bashkatdhetarët për kontributet e ndryshme që po i bënë Diaspora, e në veçanti për Vitrat,Zeqatin,Kurbanat,etj e që po përcillen përmes KBI-së Preshevë.
Pas faljes së namazit të Xhumasë, bisedat ishin shumë të hapura dhe vëllazërore me bashkatëdhtarët për vet faktin se për herë të parë në histori, një Kryetarë i KBI-së në Preshevë bënë vizitë në këtë vend. Krahas vizitës në Xhami gjatë kësaj dite Kryetari i Kbi-së pati rastin që të bëjë disa vizita tjera,e njëra ndër to ishte Shoqata Flamuri. Meqë kjo ditë përkoi me 17 Shkurtin, ditën e shpalljes së
pavarësisë së Kosovës, ishin momente gëzimi, e që më tepër i bëri të gëzuar valvitjet e Flamujve Kombëtarë në këtë zonë të banuar me shqipëtarë. Më 18 Shkurt 2017, Krytari i Kbi-së vazhdoi vizitën e dytë në” Xhamin e Xhumasë” në Bruksel. Aty u pritën nga Imami i Xhamisë Tasim ef Ramadanin dhe xhemati të cilët shprehën falenderim dhe rrespekt për vizitën që po ia bëjnë kësaj Xhamie.Pas namazit të drekës pasoi tribuna , e më pas edhe bisedat e lira të ndërsjella.
Kryetari i KBI-së i njoftoi bashkatdhetarët për punët dhe aktivitetet e ndryshme që po bëhen në kuadër të Këshillit,e në veçanti për Shkollën e Hifzit që funksionon në kuadër të KBI-së Preshevë dhe hapjen në ditët në vazhdim të -Çerdhes për fëmijë- në kuadër të KBI-së Preshevë.
Interesimi i bashkatdhetarëve ishte që në të ardhmen të vazhdoj bashkëpunimi mes KBI-së dhe dhe Diasporës sonë në Belgjik. Mbas vizitës së Xhamisë së Xhumasë,Kryetari i Kbi-së vizitoi Shoqatën Shpresa e Re,ku u bisedua rreth aktiviteve të shoqatës dhe jetës së
bashkëatdhetarëve në Diasporë dhe aktiviteteve që po i bënë Kbi në Preshevë. Më 19.02.2016 ,Kryetari i KBI-së bëri vizitë në Xhamin Shqipëtare në Namur. Pritja ishte vëllazërore nga imami i xhamisë ,Hoxhë Avni Dobra dhe këshilli i xhamisë në Namur , të cilët edhe falenderuan Kryetarin e Kbi-së për vizitën qe po ua bënë kësaj xhamie.
Imami i nderuar e njoftoi Kryetarin për aktivitetet e xhamisë,e njëra ndër to ishte blerja e truallit për ndërtimin e Xhamisë së re.Takimi me bashkëatdhetarë filloi mbas faljes së namazit të drekës,dhe më pas bisedat e lira ishin në një atmosferë shumë vëllazërore.
Po në këtë ditë Kryetari i Kbi-së i bëri një vizitë edhe Shoqatës “Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit” me ç’rast u takua me Kryetarin e Degës në Belgjik Hafëz Hajrullahun dhe Sekretarin e saj Rashid Rexhepin. Kryetari i QSA-së e njohtoi Kryetarin e KBI-së për për punën dhe aktivitetin që e bënë dhe krahas saj ndihmat që po dërgohen në popullatën e Luginës së Preshevës.
Kryetari KBI-së u nda i kënaqur me bashatdhetarët për takimet që u realizuan. Interesimi i KBI-së dhe bashkëatdhetarëve tanë është që të vazhdohet me bashkëpunim ,se kjo është rruga që na ruan traditën tonë fetare që e kemi trashëguar brez pas brezi. Të gjitha aktivitetet që mirren përmes Kbi-së kanë përqëllim ta arrijmë kënaqësin e Allahut xh.sh si në këtë jetë ,po ashtu edhe në botën tjetër.