Një letër e dyshimt, me vizatime kokash derri dhe ca fjalë në gjuhën gjermane (« raciste » siq pretendohet me frymë « antishqiptare ») nuk mund ta njollos Zvicrën as të luhas asesi marëdhëniet e mira shqiptaro-zvicerane (kupto ato të Kosovës) sepse shqiptarët sikur në Zvicër ashtu edhe në vendlindje e dinë fare mirë se Zvicra jo pse vetëm se njihet si shembull në botë i tolerancës dhe rrepektit ndaj të huajve , porse nuk besohet, se shqiptarët kaq shpejtë kanë mundur t’i harrojnë të mirat, Prandaj, nuk hahet cdo send që fluturon..edhe mediat nuk duhet ta “hanë” cdo send, cdo letër që u vijnë në postë apo e gjejnë në rrugë, pa verifikuar origjinën dhe qëllimin e saj, sepse nuk është interes te askujt, në rend të parë të shqiptarëve dhe se nuk duhet harruar kaq shpejtë të mirat e Zvicrës dhe zviceranëve ndaj popullit tonë në kohrat më të vështira dhe sot…komenton agjencia informative kombëtare «Presheva jonë »
Shkruan: Nefail MALIQI
Ku letra të tilla ke qindra në Serbi e Maqedoni ku urrehehen shqitarët por duket sikur mediat serbe, maqedoanse por edhe shipatre janë lodhur t’i botojnë për shkak numrit të madh të tyre..Dhe ja tash dikush në Zvicër e paska shkruar dikujt një letre me një vizatim dhe ai bëhet lajm i ditës në disa media tona, madje duke botuar bashke me të edhe foto të Zvicrës dhe komente fyese me frymë anti-zvicerane kundër ketij shteti i njohur në botë për tolerancë dhe demokraci e mos të flasim për kontributin dhe ndihmesat e popullit dhe qeverisë zvicerane për Kosovën, për shqiparët..Dhe, tash një letër-vizatim e dyshimtë me kokë derri me nja dy-tri fjalë gjermanisht që i paska ra n’dorë një personi apo protali dhe e kanë bërë « bull » thuajse krisi kjameti..dhe për një pleshtë tash po deshka me kall jorganin ?!…
Edhe sikur të ishte e vërtetë kjo letër (që i gjason më shumë një propagande dhe mbjellje urrejtje mes shqiptarëve dhe zviceranëve) mediat tona duhet, jo ndoshta ta heshtin, por të kenë kujdes bile t’mos i fryjnë zjarrit. Fundja, sikur të ishte serioze kjo letër edhe vetë mediat zvicerane do e kishin botuar…Edhe vtë ziceranët dhe mediat e këtushme gjykojnë dhe nuk e fshehin urrejtjen duke dënuar rastet e tilla, sikur rasti i fundit në Lausanne ku shtypi zviceran shkoi se në një Coop u gjend një mbishkrim në rajonin e shminkave e shkruar : « Coop për mua, për ty, por jo edhe për kosovarët.. », afishe kjo e cila u dënua, pa komentuar apo pa i dhënë kahje raciste.
Një letër e dyshimt, me vizatime koka derri dhe ca fjalë në gjuhën gjermane (« raciste » siq pretendohet me frymë « antishqiptare ») nuk mund ta njollos Zvicrën as të luhas asesi marëdhëniet e mira shqiptaro-zvicerane (kupto ato të Kosovës) sepse shqiptarët sikur në Zvicër ashtu edhe në vendlindje e dinë fare mirë se Zvicra jo pse vetëm se njihet si shembull në botë i tolerancës dhe rrepektit ndaj të huajve , porse nuk besohet, se shqiptarët kaq shpejtë kanë mundur t’i harrojnë të mirat, rolin dhe angazhimin e Zvicrës dhe zviceranëve dikur dhe sot ndaj Kosovës. Dhe tash shtrohet në pyetje, kujt i hynë n’punë kjo propagandë me njëfarë letre-vizatim të dyshimtë e gjetur ndoshta në rrugë, që mund të jetë një problem inividual mes një zvicerani me një familje shqiptare për iks arsyera..komenton agjencia informative kombëtare «Presheva jonë »
Nëse vëtetë duhet të shkruhet dicka se dikush i urrenë shiptarët ka majft raste si në Veriun e Kosovës ashtu edhe në FYROM ku cdo ditë gjen dhe has jo vetëm letra, por edhe në muret publike në mbishkrime si ai « siptarska majkata » apo ato tjera rrugës për në Mitrovicë «smrt siptarima »…Urrejtja mes shqiptarëve dhe serbëve e cila mund të “justifikohet” disi, dhe tash a don të thotë që ndokush duhet t’i prijë urrejtjeve të zviceranëve, nëse paska aty-këtu, kundër shqiptarëve ?! Prandaj, nuk hahet cdo send që fluturon..edhe mediat nuk duhet ta “hanë” cdo send, cdo letër që u vijnë në postë apo e gjejnë në rrugë, pa verifikuar origjinën dhe qëllimin e saj, sepse nuk është interes te askujt, në rend të parë të shqiptarëve dhe se nuk duhet harruar kaq shpejtë të mirat e Zvicrës dhe zviceranëve ndaj popullit tonë në kohrat më të vështira dhe sot…