Grupi i Kërkimeve dhe Zhvillimit të vaksinës në Universitetin “Ege”, në Izmir të Turqisë, filloi në ambient laboratorik testimin e modelit të parë të antigjenit, i cili është faza e parë në vaksinën e ADN-së vendase të zhvilluar me qëllimin e mbrojtjes nga COVID-19.
Shkencëtarët turq brenda një jave përfunduan modelin e anigjenit të vaksinës e cila është faza e parë e punimeve.
Dr. Mert Dökaya, lektor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Ege në një deklaratë për “Anadolu Agency” tha se që prej vitit 2007 e deri më tani ka merrë pjesë në punimet për zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë mbi 50 qendra kanë filluar punën për vaksinën e koronavirusit, rikujtoi Dökaya, i cili shtoi se “Faktikisht edhe studimet dhe puna e kryer në Turqi janë në fazën e ngjashme, ku 5 prej tyre janë në fazën klinike, pra kanë filluar testimet e para njerëzore. Ndërsa të tjerat janë në testimet mbi kafshët”.
Pasi ka tërhequr vëmendjen se struktura gjenetike e COVID-19 është ndryshe në krahasim me SARS dhe MERS, Dökaya tha se për këtë arsye është rritur patogjeni i virusit, i cili përcaktohet edhe si fuqia e prishjes së strukturës së qelizave.
“Ne duam vërtet të zhvillojmë një vaksinë ADN vendase. Kemi përfunduar modelin e antigjenit vaksinor që është faza e parë e punës tonë. Ndërsa tani ne planifikojmë të përcaktojmë efektivitetin e vaksinave të ADN-së që do të krijojmë me këto pjesë gjenesh dhe t’i zbatojmë ato mbi modelin e kafshëve brenda 4 muajve. Synojmë të bëjmë teste te njerëzit sa më shpejt të jetë e mundur me vaksinën e ADN-së të cilën e kemi përcaktuar se stimulon një reagim të fortë imunitar mbrojtës”, tha ai.
Prof. dr. Necdet Budak vuri në dukje se universiteti i tyre ka një histori rrënjësore, shprehu besimin e tij se universiteti duke zhvilluar vaksinën e COVID-19 do të tregojë se është një prej qendrave më të rëndësishme shkencore në botë.