z.Xhemaledin Salihi, kryetar i SHTKK-së, i ka deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se “me simpoziumin dy ditorë ku u trajtuan një sër temash interesante mbi dasmën shqiptare dje dhe sot në Kosovën Lindore…prezentuar nga referuesë, studiues shkencorë vendorë dhe nga mbarë trojet etnike, tribuna në fjalë ja kishte arritur qëllimit të vetë..”
Sympoziumi shkencor mbajtur në sallën e kuvendit komunal për dy ditë rresht sot ka përfundur me sukses ku prezentuan me kumtesat e tyre mbi dasmën shqiptare rreth 20 referuesë vendor dhe nga mysafirë, studiues këta të ftuar nga gjitha trojet etnike shqiptare, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”
Preshevë, 25 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë
Nën organizimin e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për dy ditë rresht sot ka përhunduar sesioni shkencor i Tribunën me temë : “Dasma Shqiptare në Preshevë e rrethinë, dikur dhe sot”.
Në tribunë u trajtohen një sër raportesh nga referuesit, kryesisht studues dhe njohës të mirë të traditës sonë kombëtar, nergur mbi dasmën shqiptare në rajonin e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës , Gjilanit, Shkupit, Kumanovës, Vitisë, , gjetiu…i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” z.Xhemaledin Salihi, kryetar i SHTKK-së, duke shtuar se tribuna në fjalë ja kishte arritur qëllimit të saj.
Tematika dhe tetta që u trajuan në
këtë tribunë të parin të ketij lloji në histrouinë e Luigës së Preshvës dy ditë nga rresht nga studiuesit vendsorë dhe mysafirë nga Shqipëria, Kosova e Maqednia ishin mjaft inetresante dhe u mirëpritën nga të pranishmit. Ndër keto tema do vecuar, atë mbi Dasma shqiptare sipas ndarjes rajonale/Shkup, Kumanovë, Gjilan, Viti, Bujanoc, Medvegjë, Preshevë dhe më gjërë; Histori e dasmës shqiptare; Lirika dhe epika e dasmës shqiptare; Muzika, Kënga dhe Vallja në dasmën shqiptare, dikur dhe sot; Organizimi i Festivalit Folklorik i Dasmës Shqiptare në Preshevë dhe rrethinë; Gjurmimi, evidentimi dhe regjistrimi i dasmës shqiptare në Preshevë dhe rrethinë; Dasma shqiptare në mes të tradicionales dhe modernes; Vallet dhe këngët e burrave, të grave dhe të përziera në dasmën shqiptare.
Pjesëmarrësit e kësaj konfrence ishin studiues vendorë dhe mysafirë të ftuar nga gjitha qendrat shqiptare si : Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi, Demir Krasniqi, Hysen Këqiku, Mr. Hajrulla Mustafa, Xhemaledin Salihu, Mr. Mustafë Haziri, Enkel Rexhepi, Amir Latifi, prof.Dr. Agron Xhagolli nga Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë, prof.Dr. Hamit Xhaferi, prof.Dr. Gjovalin Shkurtaj, Leonora Shkurtaj, prof.Dr.Nebi Dervishi, Riselda Sejdija, Jonuz Fetahaj, Mr.Ferid Selimi, Dr. Nevrije Bislimi,prof. Dr. Fatmir Sulejmani, Akademik prof. Dr. Aleksandër Stipçeviq, Dilaver Kryeziu, Sami Pirraj, Dr. Hatixhe Ahmedi, Av. Agron Isa Gjedia etj.
NJË URIM NGA TIRANA PËR SHTKK DHE PRESHEVËN ME RASTIN E TRIBUNËS SHKENCORE
Shoqata “Bytyçi” më seli në Tiranë duke falenderuar organizatorët dhe vlerësuar lart simpizumin shkencor në Preshevë organizuar nga SHKKT ndër tjera ka shkruar se “në emrin e Shoqatës “Bytyçi” i uroj punime të mbara ati tubimi shkencorë që ka organizuar shoqata “Për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore Preshevë” më atë temë bosht tejet sinjifikative të emërtuar “Dasma Shqiptare në Presheve dhe Rrethinë dikur dhe sot”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”
Preshevë, 25 dhjetor /AIK-presheva Jonë
Të nderuar organizator të ati tubimi !
I nderuari dhe i respektuari . Z. Xhemaledin Salihu !
Të nderuar pjesëmarrës, të ftuar dhe mysafir !
Më këtë raste ju garantoj se edhe pse fizikisht nuk ndodhem atje, me mëndje dhe me zëmër jam në mes jush dhe dëshiroja që të përcillja më emocione dhe interes të veçantë të gjitha temat dhe aktivitetet e tjera të asaj veprimtarie.
Edhe pse akoma nuk e njoh plotësisht veprimtarinë e shoqatës “PËR TRASHEGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE PRESHEVË”, se paku edhe për kaq sa është bërë këtë radhë për organizimin e asaj veprimtarie e cila është shumëfish më me vlera konkretë kombëtarë se sa disa fjalime politikanësh “kozmopolit” kudo ku ata ndodhën në trojet etnikë shqiptarë, politikan të cilët më shumë mburren se sa të bëjnë ndonjë gjë për të kontribuar në ruajtjen, afirmimin, trashëgiminë e atyre traditave shqiptare qe na kanë dhëne dhe na japin identitet shqiptarë te të gjithë shqiptarëve kudo ku ata ndodhën dhe si e tillë kjo ka qenë dhe duhet të jetë edhe vetëm si e tillë edhe një pasuri globalë.
Në sajë edhe të kësejë punë që këto dy ditë, datë 24 dhe 25/12/2011, është në proces nga ju, vërej më kënaqësi se edhe në Presheve, Bujanovc dhe Medvegjë, pulson në dejë (vena) gjallë, më ritëm dhe shëndetshëm si në një organizëm të vetëm, por që historikisht dhunshëm ai organizëm ka akoma të veshura ne shtatin (trupin) e tije “rroba” të leckosura qe s’janë të gjitha të “uniformës” tonë kombëtarë shqiptarë.
Në një analizë të vëmendshme dhe të hollësishme rezulton se përpos qëndresës dhe mbi qëndresës në përpjekje dhe luftëra të vazhdueshme për mbijetesë, kombin tonë e ka ruajtur Zoti dhe më së shumti pas tije e kanë ruajtur, ruajtja dhe trashëgimimi i trashëgimisë shpirtërorë, etno-kulturore, traditave, dokeve e zakoneve më të mira të cilat kanë qenë dhe duhet të jenë më vlera konkurruese globalë, kanë qenë e duhet të jenë burim referimi, studimi dhe pasurimi të trashëgimisë botërorë.
Pra vetëm ajo që e kemi pas dhe e kemi tonën, na ka bërë dhe na bën të jemi ata që jemi si komb dhe ata që duhet të jemi si atdhe dhe vetëm si të tillë kemi “rënë” dhe po të biem në ujë nuk jemi mbytur dhe nuk mbytemi, kemi “rënë” dhe po të biem në zjarr nuk jemi djegë dhe nuk do të digjemi, kemi “rënë” në dhe po të biem në shkëmb nuk jemi vrarë dhe nuk do të vritemi.
Përndryshe po të kishim rënë dhe të rëndim pas disa servilëve kozmopolit do rëndim drejt hiçit dhe do kishim përfunduar në hiç, por kjo nuk ka ndodhë falë popullit tonë që ka shërbyer si një Oqean ruajtje e pasurie vlerash.
Dua tu përgëzoi se edhe kjo punë e juaja është në një rrugë të mbarë e cila nuk duhet të këtë të sosur. Por dua të shtoi se jo vetëm për ju dhe vetëm për këtë raste, se më e mira do të jetë jo vetëm studimi dhe evidentimi i atyre vlerave të trashëguara por edhe aplikimi dhe jetësimi se paku fillimisht për temën në fjalë që i përket dasmës.
Por për ta realizuar më së miri këtë nismë, ndonëse jo pasivisht e në mënyrë spontane sikurse ndodh në jetën e përditshme, por përmes stimulimit dhe ndërgjegjësimit për organizimin thuajse pikë për pikë sipas traditës të dasmave, duke i quajtur ato raste si dasma “elitarë” e të turizmit kulturorë.
Kjo që sapo thamë behët duke ju referuar gjendjes aktualë dhe pa i pas parasysh edhe atë që populli ynë e bënte atë që kërkohet në mënyrë masive e të vetvetishme nga subkoshjenca “spontanë”, por sot ajo të filloi të bëhen edhe në mënyrë të nxitur dhe të organizuar, deri sa ato norma të bëhen edhe tani si dikuar, organikisht pjesë e ndërgjegjes masivë.
Më këtë raste në pamundësi për të referuar në atë tribunë, ajo tematikë të cilën e ka në vëmendjen e tije edhe ai tubimi shkencorë i juaj, më ka intriguar prej kohësh por duhet të them se ftesa për aty u’ bë shkas për të përgatitur një material prej disa faqesh të cilën ja kam përcjell kryetarit të shoqatës organizatore dhe qe është e emetuar :
“ Dasma, organizimi, ritet dhe evoluimi i sajë në krahinën e Bytyçit por edhe në Malësinë e Gjakovës,Tropojë. Marrëdhëniet nder-martesore në Malësinë e Gjakovës dhe evoluimi i tyre”.
Më qëllim që tu paraqesin pjesëmarrësve një rezyme të shkurtër të asaj temë qe e kam punuar për atë tubim shkencorë, preferoi qe ta bëjë Z. Xhemaledin Salihu ose i ngarkuari i tije, më qëllim që materiali i temës të bëhet pjesë e dosjes së asaj veprimtarie shkencore, e botimeve apo publikimeve të ndryshme që do bëhen për të.
Njëkohësisht marr përsipër para të gjithë ju pjesëmarrësve dhe para jush Z. Kryetarë se punimeve të ati tubimi, do të zënë një vend të merituar edhe në faqen e gazetës me emrin “Bytyçi”, gazetë periodike, e pavarur, historike-kulturore e cila edhe pse me maturim te avashtë, shpërndahet ne shumë duar lexuesish jo më pakë se sa 3000 ekzemplarë.
Pra përfundimisht dëshiroj dhe shpresoj se edhe kaq sa u’ arrit të realizohet ketë radhë për bashkëpunimin në mes shoqatës “Bytyçi” më seli në Tiranë dhe shoqatës “PËR TRASHEGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE PRESHEVË” më seli në Preshevë, do jetë vetëm gjurma e asaj rruge qe duhet të trasohet për një bashkëpunim aktiv e të përhershëm më qëllim kontribuimin e shembjes së barrierave she shkurtimit të distancave në mes veti.
Edhe një herë i uroj punë të mbarë tubimit, suksese dhe sa më shumë veprimtari të tilla.
Më këtë raste aq sa munden dhe arrijnë dhe deri ku mundet që të arrijnë urimet e mija, uroj për vitin e Ri 2012, jo vetëm të gjithë pjesëmarrësit por të gjithë popullsinë e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes të cilët i uroi të prosperojnë në të gjitha fushat e jetës dhe aq më tepër kombëtarishtë.
Nga Avokat Agron Isa Gjedia,
Kryetari i Shoqatës “Bytyçi” më seli në Tiranë,
Njëkohësisht edhe kryetari i shoqatës së “Juristëve të Prefektëve dhe Njësive të Qeverisjes Vendorë të Shqipërisë”.