Një burri i cili hoqi veshët dhe ndau gjuhën e tij për t’u dukur si papagalli i tij, ka shkuar edhe një hap më përpara duke e ndërruar edhe emrin – ai tani quhet “Parrotman”, që do të thotë “njeriu papagall”.
Ted Richards, 58 vjeç, është aq i dhënë pas papagallëve Ellie, Teaka, Timneh, Jake dhe Bubi sa që bëri puplat tatuazhe në fytyrë dhe sy.
Adhuruesi i këtyre kafshëve – i cili ka rreth 110 tatuazhe dhe 50 shpuarje – ka hequr edhe të dy veshtë dhe ka prerë gjuhën, për t’i ngjarë sa më shumë një papagalli, transmeton Gazeta Express.
Ai kohët e fundit ka ndërruar edhe emrin, ku nga Ted e ka bërë “Parrotman”.