Më 1 tetor, në ditën kur fillon viti i ri akademik, do të shënohet edhe 50 vjetori i themelimit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Me këtë rast në lokalet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik do të mbahet një manifestim ku do të promovohet edhe një monografi që i kushtohet gjeneratës së parë të këtij fakulteti.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin që është dërguar në adresën me rastin  e mbajtjes së këtij aktiviteti.

NJOFTIM!

Ju njoftojmë se më datë 1 tetor 2019, mbahet manifestimi solemn, me rastin e 50 vjetorit të gjeneratës së parë të Fakultetit të Mjekësisë,  në lokalet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, duke filluar nga ora 12:00. Në këtë ditë bëhet edhe promovimi i monografisë së kësaj gjenerate.

Jeni të mirëseardhur.

Këshilli organizativ, tel. +38344161415

Prishtinë 25. 09. 2019.

SHPËRNDAJE