Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi nuk është lejuar të hyjë në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Raportohet se Kadaj-Bujupi është arrestuar pasi i është gjetur gaz lotsjellës.
Dyshohet se deputetja Kadaj-Bujupi kishte fshehur sprej në flokë.
Atë e kanë marrë disa police civile, por ende nuk është marr ndonje vendim për të.