Nuk janë vetëm deputetët e opozitës që përdorin gazin lotsjellës për të penguar mbarëvajtjen e mbledhjeve të Kuvendit së Kosovës.
Një nxënës nga një shkollë të Istogut ka përdorur gazin lotsjellës, njësoj si opozita, për ta penguar mësimin në klasën e tij.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se nxënësit e tjerë, nga gazi, u detyruan që të kërkojnë trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-nxënës i shkollës, pasi që i njëjti në klasë ka hedhur gaz lotsjellës. Si pasojë e gazit, disa nxënës kanë pësuar shqetësim dhe, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.