Lejleku


E pyet baba djalin:
– Më thuaj, bir, a do t’dëshiroje një vëlla a një motër të vogël?
– Dua vëlla, babë – ia kthen djali.
– Shumë mirë, për disa muaj lejleku do ta sjell një vëlla për ty.
– Au babë, duke e pasur nënën kaq të bukur, ç’dreq të çoi të çosh dashuri me lejlekun?

*   *   *   *   *
Kombaji
Burri dhe gruaja e shikojnë zgjedhjen e missit në TV. Burri i thotë gruas:
-E sheh grua, ajo është si Mercedes, ndërsa ti je si kombajnë!
Më vonë shtrihen të flejnë dhe gruaja, e hidhëruar, ia ktheu shpinën burrit.
Ky i thotë gruas:
– Grua, a kemi diçka sonte në “program”…
– Jo burrë, po pritoj ta ndez kombajnën për një fije kashtë – ia ktheu gruaja.

*   *   *   *   *
 Mi gjej ca të holla
Burri dhe gruaja kishin mbetur pa të holla. I thotë burri gruas:
– Grua, mi gjej ca të holla.
– Ku t’i gjej? – ia kthen ajo.
– Po ti je femër, i gjen diku, – e lutë burri.
Shkon gruaja, dhe kur kthehet, i thotë burrit:
– Ja burrë, t’i gjeta 202 euro.
– Të lumtë moj grua, po ku i gjete? – e pyet ai.
– I fitova – ia ktheu gruaja.
– Si i fitove oj grua, dhe hajde 200, po këto 2 euro?
– Dy nga dy o burrë, – i përgjigjet ajo.

*   *   *   *   *
 Jeta
E pyet miku-mikun
-Ç’ka ndodhë kur të rrjedhte jeta mbrapsht?
-Paj, kështu: Së pari vdes, pastaj jeton si njeri i vjetër, del në peshkim kur je më i ri, pastaj të dhurojnë orë të artë për pension, pastaj punon 40 vjet, pastaj shkonë në shkollë, je nëpër ndeja, pinë alkool, drogë, cigare, bëhesh fëmijë, luan, s’ke përgjegjësi, pinë cicë një kohë, kthehesh në barkun e ndonjë femre, aty i kalon nëntë muajt e fundit dhe përfundon e gjith jeta si orgazëm.

*   *   *   *   *
 Shpëtimtarja
Në ditarin e një gruaje që kishte udhëtuar me anije shkruante…
– E martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu aAlua kapiteni i anijes dhe po më vardiset…
– E mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drekë në kabinën e tij…
– E enjte, kapiteni i anijes kërkon që ta kaloj natën me mua….
– E premte, kapiteni i anijes m’u kërcënua se nëse nuk pranoj të flej me të do ta fundos anijen me të gjithë 387 pasagjerët….
– E shtunë, i shpëtova 387 pasagjerët e anijes!!!

SHPËRNDAJE