Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga ofendimi që i është bërë ish-ushtarit të UÇK-së dhe gruas së dhunuar në luftë.



Lëvizja Vetëvendosje është distancuar nga lajmet se anëtarë të kësaj partie e kanë ofenduar në rrjete social një ish-ushtar të UÇK-së dhe një grua të dhunuar në luftë.
Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook se asnjëri nga ata që kanë komentuar në këto dy raste nuk janë pjesë e Vetëvendosjes

Ishin dy çështje këto sy ditë: njëri që kishte fyer ushtarin UÇK-së dhe tjetri që e quante prostitute një grua të dhunuar në luftë. Pra, as i pari as i dyti nuk janë fare pjesë e VV, ndërkohë titujt e disa mediave i referohen atyre si VV”, ka shkruar ai.

Sipas tij, po bëhet shpifje si tendencë për të goditur Vetëvendosjen, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Manxhukës, pa ndërhyrje:

Dikur kur ka qenë vështirë të bëhesh lajm, madje edhe sot kur nuk përputhesh me axhendën mediatike. Por, ditëve të fundit kam parë tek bëhen lajm persona që nuk kanë fare lidhje me ne, janë nivel krejt anonim dhe të cilët janë pjesë e komenteve të koordinuara për t’u bërë lajm pastaj kundër Lëvizjes.

Ishin dy çështje këto dy ditë: njëri që kishte fyer ushtarin UÇK-së dhe tjetri që e quante prostitutë një grua të dhunuar në luftë. Pra, as i pari as i dyti nuk janë fare pjesë e VV, ndërkohë titujt e disa mediave i referohen atyre si VV.

Ajo që duket edhe më interesante në këto shpifje është tendenca për të goditur VV pikërisht për ato që është angazhuar më së shumti dhe që vazhdon të angazhohet: të mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së dhe të kërkojë drejtësi për gratë e dhunuara e viktimat e luftës. Për gjitha këto me qëllim të kërkesës për drejtësi Lëvizja ka bërë qindra aksione, tryeza, seanca parlamentare, madje siç u theksua një ditë kjo ishte Qeveria e parë që do të bënte padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Përtej lidhjeve direkte të disa mediave më elitën e vjetër pushtetare, këto lajme të vikendit janë simptoma të javës e muajve që po vijnë. Ky është substrati i një lëvizje antikushtetuese me qëllim dëmtimin e Republikës. Andaj dhe goditjet janë kaq të ulta dhe me kaq mllef

SHPËRNDAJE