kyvendi19191az0Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me protestën e opozitës, të cilët kanë trokitur me duar në vendet ku janë të ulur.

Deputeti Ali Berisha, është betuar duke zëvendësuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Opozita ka hedhur gaz lotsjellës edhe në seancën e sotme.

Seanca e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të shqyrtohen 18 pikat e rendit të ditës, mund ta ndiqeni drejtpërdrejt.

Deputetët fillojnë të hyn në sallën e Kuvend

Deputetët e pozitës kanë filluar që të hyjnë në sallen kryesor të Kuvendit.

Ndërsa, deputetët e opozitës gjenden në Kuvend, kurse në sallë ku do të mbahet seanca ende nuk kanë filluar që të hynë.

Po ashtu, prezent janë edhe disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Sot seanca e Kuvendit, uniteti i opozitës diskutabil

Sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet të përfundojë me 18 pika të rendit të ditës të aprovuara nga Kryesia.

Në ndërkohë, përfaqësues të Vetëvendosjes kanë paralajmëruar se veprimet ndaj seancave do të jenë të njëjta, çka nënkupton se sërish do të hidhet gaz lotsjellës.

Mirëpo, një gjë të tillë duket se nuk janë ta bëjnë të gatshëm dy partnerët opozitarë të Vetëvendosjes, AAK dhe NISMA.

Këto dy të fundit janë shprehur më skeptike në vazhdimin apo jo me metodat e njëjta.

Mbetet të shihet nëse opozita e bashkuar do të jetë e bashkuar edhe sot në shpërndarjen e gazit lotsjellës në seancë.

SHPËRNDAJE