Ambasadori i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e nisi javën me një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin.

Ai bëri të ditur në rrjetin social “X”, se me Pecin ka shkëmbyer mendime mbi bujqësinë e zhvillimin rural.

“Fillova javën me një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Kemi shkëmbyer mendime mbi bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe politikat veterinare dhe fitosanitare – fusha që janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Orav.

SHPËRNDAJE