Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Rhode Island SHBA, me ftesë të sekretarit amerikan të Marinës, Carlos del Toro, për të marrë pjesë në Simpoziumin e 11-të Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar edhe disa fotografi, ku këto momente i cilëso “si një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”.
Simpoziumi mbledh liderë dhe ekspertë nga mbarë bota për të diskutuar dhe avancuar rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.