Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ajo në ekip kishte katër gra, viktima të luftës në Kosovë, Elhame Muqolli, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri.
Por burime të Gazetës Express tregojnë se këto gra janë penguar që të hyjnë në sallën e Këshillit të Sigurimit, përkundër se ishin të regjistruara.
Burimet thonë se Osmani ka refuzuar të hyjë në sallë pa to.
Më pas gjithçka ka shkuar sipas procedurave.