Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me ish Kryebashkiakun e New York-ut, Rudy Giulian.
Këtë e ka bërë ditur vet diplomati kosovar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku Rudy Giulianin e ka konsideruar si më të suksesshmin në botë.
“Është shumë interesant të flasësh dhe të dëgjosh rrëfimet e tij.
Me ish kryebashkiakun ( e New York-ut) më të suksesshëm në botë, Rudy Giuliani” është shprehur Pacolli.
Rikujtojmë që Pacolli po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dje kishte marr pjesë në Forumin mbi sfidat në Evropën Juglindore.