Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook, ka shkruar demantuar se AKR ka caktuar ministrat e mundshëm të Qeverisë.
“Eshte spekulim ndoshta edhe i qëllimshëm i dikujt, lajmi se AKR ka caktuar ministrat e mundshem të Qeverisë. Konform statutit të partisë secili i propozuar miratohet nga kryesia. Tê gjitha procedurat e caktimit të bartësve të dikastereve të AKR do të kryhen pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”.