Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq tha se hulumtimet e organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, se policia në Serbi dhe shërbimet e inteligjencës përdorin spyware për të monitoruar telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve, janë të pabaza dhe paraqesin sulm ndaj praktikave të sigurisë në Serbi.
Ai mohoi në TV Pink se policia kishte futur ndonjë program në celularët e gazetarëve dhe aktivistëve të ndaluar.
“Askush nuk ka pretenduar ndonjëherë se praktikat tona të sigurisë janë kaq të avancuara teknologjikisht. Kjo zakonisht thuhet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (…) Ne i kemi marrë ato mjete teknologjike si donacion nga Perëndimi dhe i përdorim të gjitha sipas ligjit”, tha Daçiq.
Amnesty International njoftoi dje se Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përdorin produkte të lëvizshme mjeko-ligjore nga kompania izraelite “Cellebrite” për të nxjerrë të dhëna nga pajisjet mobile të gazetarëve dhe aktivistëve.