Deputeti i parlamentit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj ka postuar në rrjetin social Facebook një fotografi që i është dërguar nga qyteti i Provins i Francës, ku shihen disa shqiptarë me flamuj kombëtar dhe pankartë në të cilën shprehin kundërshtimin e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Pas Amerikes, Zvicrës, Belgjikës edhe diapsora shqiptar në Francë kundër “Zajednicës”
Ky është postimi i plotë i Muharremajt:
“Mërgimtarët tanë janë me mendje e zemër në Kosovë. Ata në secilin rast kanë dëshmu se e duan atdheun e tyne.
Kjo fotografi më erdhi nga qyteti Provins në Francë. Ata së bashku me ne po e ngrisin zanin për atë që po ndodhë në Kosovë.
Vendi ynë ka nevojë për Drejtim të Ri të proceseve, ku vendi zhvillohet pa ndikimin e Serbisë në Kosovë.
Vendi ka nevojë për ndryshime rrënjësore, ku rendi dhe ligji janë për secilin.
Ne jemi bashkë dhe vetëm kështu ia kthehjmë dinjitetin dhe shpresën e humbun qytetarit.
Mërgimtarët dhe ne jemi bashkë, jemi NJË
Sa më shpejtë që ndodhë ndryshimi aq më mirë për të gjithë”